Britania thotë se mund të ndërhyjë e vetme në Ukrainë, nëse Rusia përdorë armë kimike NULL NULL 15.04.2022 09:07 15.04.2022 09:07 Britania mund të ndërhyjë e vetme në Ukrainë, nëse ndodh një sulmi me agjent kimik nga Vladimir Putin, tha ministri i Forcave të Armatosura të Britanisë, James Heappey. Heappey tha se presidenti rus e ka gabim nëse mendon se një përgjigje ndaj tij duke përdorur armë të ndaluara do të kërkonte lejen e NATO-s. “Presidenti Putin e ka gabim nëse mendon se duhet një miratim ndërkombëtar për të ndërhyrë. Miratimi i NATO-s nuk është i domosdoshëm”, tha ai. Ai po fliste pas sulmit kimik të raportuar mbi trupat e mbetura ukrainase në Mariupol nga forcat ruse. Në fillim të kësaj jave, ushtarët nga Regjimenti Azov thanë se vuanin nga gulçimi, acarim i syve dhe spazma muskulore, me sa duket pasi një gaz misterioz i bardhë u lëshua nga një dron rus. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u distancua nga pretendimet, por frika mbetet se Putini mund të përdorë armë kimike. Tutje ministri përmendi rastin e nisjes së aksionit në Siri, në vitin 2018, nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, që iu përgjigjën sulmit kimik nga regjimi diktatorial, shkruan DailyMail, transmeton Klankosova.tv. Heappey vizitoi aleatët evropianë këtë javë dhe përsëriti dje se kishte shumë mundësi për Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë dhe Francën për të mbështetur çdo vend që mund të furnizojë pajisje ushtarake në Ukrainë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sveçla takohet me Ballën, bien dakord që Policisë së Kosovës t’i bashkohet Taskforca e Përbashkët e Migracionit 8 minuta më parë
Lajme U hetuan dhe vëzhguan fshehurazi për një kohë të gjatë, arrestohen dy të dyshuar për drogë e armë 25 minuta më parë