Britania thotë se kërcënimet e Putinit duhet të merren seriozisht - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Britania thotë se kërcënimet e Putinit duhet të merren seriozisht

NULL NULL
21/09/2022

Fjalimi i së mërkurës i presidentit rus, Vladimir Putin, ishte një përshkallëzim shqetësues dhe kërcënimet që i bëri ai duhet të merren seriozisht.

Kështu tha ministrja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Gillian Keegan për Sky News, transmeton Klankosova.tv.

“Është e qartë se është diçka që duhet ta marrim shumë seriozisht sepse, ju e dini, ne nuk  e kemi kontrollin. Ky është padyshim një përshkallëzim”, tha ajo.

Më parë, Putin tha se kishte “shumë armë për t’u përgjigjur” ndaj atyre që ai i quajti kërcënime perëndimore  transmeton Klankosova.tv.