Britania: Rusia qëndron mbrapa sulmit kibernetik në Gjeorgji NULL NULL 20.02.2020 22:55 20.02.2020 22:55 Një sulm i madh kibernetik që ka prekur më shumë se 2,000 faqe interneti në Gjeorgji një vit më parë është kryer nga Rusia, kanë thënë Gjeorgjia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Qeveria britanike ka thënë se inteligjenca ushtarake ruse (GRU) ka qenë mbrapa “tentimeve për të dëmtuar sovranitetin e Gjeorgjisë”. Ministri i Jashtëm britanik, Dominic Raab e ka përshkruar këtë incident si “absolutisht të papranueshëm”. Ministria e Jashtme ruse ka mohuar të japë koment, ka thënë agjencia e lajmeve RIA. Qendra Kombëtare për Siguri Kibernetike e Britanisë ka gjetur se GRU “ka qenë pothuajse me siguri” mbrapa sulmeve që kanë prekur mijëra faqe, përfshirë atë të presidentit dhe transmetuesit televiziv kombëtar. Ky njëherësh është konsideruar shembulli i parë i madh i një sulmi të tillë të kryer nga GRU, prej vitit 2017. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo po ashtu ka dënuar sulmet duke thënë: Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Rusisë të ndalë këtë qasje në Gjeorgji dhe kudo”. Në shumë raste, faqet online janë zëvendësuar me një fotografi të ish-presidentit gjeorgjian, Mikheil Saakashvili, me përshkrimin “Unë do të kthehem”. Saakashvili ka shërbyer dy mandate si president në Gjeorgji në periudhën 2004-2013. Ai ka hequr dorë nga shtetësia gjeorgjiane më 2015, kur është bërë guvernator i rajonit ukrainas, Odesa./REL *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hamza: Në bisedën Kusari-Lila – Radoiçiq çfarë kërkonte tema e veteranëve? (VIDEO) 9 minuta më parë