Britania: Putin mund të shpallë aneksimin e rajoneve të pushtuara të Ukrainës NULL NULL 27.09.2022 11:44 27.09.2022 11:44 Ekziston një “mundësi realiste” që presidenti rus Vladimir Putin të shpallë aneksimin e rajoneve të pushtuara të Ukrainës kur ai t’i drejtohet parlamentit rus të premten, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar. Referendumet e diskredituara janë duke u zhvilluar në zonat e pushtuara të vendit prej disa ditësh dhe pritet të përfundojnë sot. Ukraina dhe perëndimi thonë se rezultati është vendosur tashmë nga Kremlini dhe do të përdoret si një justifikim për një posedim të paligjshëm të tokës. “Udhëheqësit e Rusisë pothuajse shpresojnë se çdo njoftim i pranimit së kësaj çështje do të shihet si një justifikim i ‘operacionit ushtarak special’ dhe do të konsolidojë mbështetjen patriotike për konfliktin”, tha Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Kostoja e e urës së re të Baltimores mund të kushtojë 400 milionë dollarë, thonë ekspertët 20 minuta më parë
Kosova Ulutash takohet me Crosetton, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon 24 minuta më parë