Britania goditet nga dy tornado, pati 450 goditje të rrufesë NULL NULL 15.04.2024 23:20 15.04.2024 23:20 Të hënën, Britania u godit nga të paktën dy tornado, përcjell klankosova.tv Sipas raportimeve të para, erërat deri në 88 km/h fillimisht goditën Knutton në Staffordshire, duke dëmtuar makina dhe jo vetëm. Parashikuesit shtuan se ata zbuluan 450 goditje rrufeje që arritën në tokë këtë mëngjesin e së hënës. Parqet në të gjithë Londrën si Queen’s Park, Highgate Wood dhe pjesë të Hampstead Heath u mbyllën sot, së bashku me disa vende të tjera. Tregjet dhe klubet e golfit gjithashtu nuk ishin në gjendje të hapeshin për shkak të motit pasi Zyra e Meteorologjisë tha se Anglia dhe Uellsi do të përballeshin me stuhi të forta deri në 90 km/h në orë dhe shi të dendur. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Paraja Artificiale” në Prishtinë, detaje nga diskutimi i hapur në Klan Arena (VIDEO) 16/01/2025
Kosova Buzhala: Devolli i dha gjysmë milioni për armatim, e Kurti s’i tha nuk i du (VIDEO) 16/01/2025