Britania, Franca dhe Gjermania rikonfirmojnë të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje: Të ketë zgjidhje diplomatike NULL NULL 13.06.2025 17:01 13.06.2025 17:01 Foto: Getty Images Liderët e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë kanë folur këtë mëngjes pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit. Zyra e kryeministrit britanik tha se liderët folën për shqetësimet e kahershme dhe serioze për programin bërthamor të Iranit, teksa rikonfirmuan të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje. “Liderët diskutuan shqetësimet e kahershme dhe serioze për programin bërthamor të Iranit, dhe u bënë thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga përshkallëzimi i mëtejshëm që mund të destabilizojë edhe më shumë rajonin”. “Liderët rikonfirmuan të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje dhe ranë dakord që një zgjidhje diplomatike, dhe jo veprimi ushtarak, është rruga përpara”, thuhet në deklaratë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Nga sulmet izraelite në orët e para të së premtes kanë mbetur të vrarë tri “kokat” e ushtrisë iraniane. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.