Britania, Franca dhe Gjermania i bëjnë thirrje Iranit të mos ndërmarrë veprime të mëtejshme NULL NULL 22.06.2025 19:02 22.06.2025 19:02 Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania i kanë bërë thirrje Iranit të mos ndërmarrë asnjë veprim të mëtejshëm që mund të “destabilizojë” Lindjen e Mesme. Në një deklaratë të përbashkët, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Friedrich Merz thonë se kanë qenë “vazhdimisht të qartë se Irani nuk mund të ketë kurrë një armë bërthamore” dhe mbështesin sigurinë e Izraelit. Deklarata trajton sulmet amerikane dhe shton: “Qëllimi ynë vazhdon të jetë të parandalojmë Iranin nga blerja e një arme bërthamore”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Udhëheqësit i bëjnë thirrje Iranit të “angazhohet në negociata” për të siguruar një marrëveshje që “adreson të gjitha shqetësimet që lidhen me programin e tij bërthamor”. “Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë për këtë qëllim në koordinim me të gjitha palët”, thonë ata. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme NATO bie dakord për rritje të shpenzimeve për mbrojtjen, Spanja thotë se heq dorë nga ky objektiv 6 minuta më parë
Lajme Starmer dhe Trump bien dakord që Irani nuk duhet të ketë kurrë armë bërthamore 19 minuta më parë
Kosova Sara Kolami dhe Jehona Bajrami përballen me realitetin: Zëri i gruas – fuqi apo spektakël? (VIDEO) 34 minuta më parë