Britania e Madhe u kërkon shtetasve të saj të largohen sa më shpejtë nga Sudani NULL NULL 27.04.2023 12:19 27.04.2023 12:19 Mbretëria e Bashkuar u ka kërkuar shtetasve të saj në Sudan që të largohen nga ky shtet pasi armëpushimi treditor është drejt përfundimit. Britania mund të mos jetë në gjendje të vazhdojë evakuimin e shtetasve të saj në Sudan kur të përfundojë armëpushimi, që do të ndodhë më vonë gjatë ditës, ata qytetare duhet të përpiqen të arrijnë menjëherë fluturimet britanike jashtë vendit, tha ministri i Jashtëm, James Cleverly. “Tani është koha për të lëvizur sepse kur të përfundojë armëpushimi, aftësia jonë për të dhënë siguri mund është e kufizuar, mund të mos jemi në gjendje të evakuojmë”, tha Cleverly për televizionin Sky News.