Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Britania e Madhe iu bashkohet sulmeve kundër Sirisë

NULL NULL
12.04.2018 23:15

Qeveria e Britanisë së Madhe ka rënë në dakord për të ndërrmarr veprime ndaj sulmit tronditës kimik të ndodhur në Siri.

Ky vendim i qeverisë britanike, erdhi pas takimit që Kryeministrja Theresa May pati me ministrant e saj për të diskutuar përgjigjen e Mbretërisë së Bashkuar ndaj sulmit kimik në Douma, njofton Klan Kosova.

Burime të mediave të huaja gjatë ditës thanë se kryeministrja po përgatitet që të ndërmarrë veprime kundër regjimit të Assadit, pa e kërkuar pëlqimin e Parlamentit.

Ndryshe nga Britania e Madhe, Shteti Federal i Gjermanisë sipas një njoftimi të lëshuar nga kancelarja Merkel, nuk do t’i bashkohet sulmeve kundër regjimit të Assadit në Siri, njofton Klan Kosova.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.