Lajmet e fundit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, si përgjigje ndaj letrës së urimit që Kurti i kishte dërguar me rastin e marrjes së detyrës muajin e kaluar.
Në letrën e tij, Burnham ka vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke i cilësuar ato si një partneritet të ngushtë dhe të qëndrueshëm.
Ai ka theksuar mbështetjen e vazhdueshme britanike për Kosovën, duke përmendur rolin e Mbretërisë së Bashkuar që nga ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës.
"Mbretëria e Bashkuar do të mbetet mbështetëse e fuqishme në aspiratat Euro-Atlantike të Kosovës, dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për të avancuar integrimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, përfshirë zgjerimin e mbështetjes për aplikimin e saj për Këshillin e Evropës dhe përparimin e vazhdueshëm në rrugën e saj drejt NATO-s", shkroi kryeministri Burnham.
Ai, po ashtu, tha se shpreson në formim të shpejtë të Qeverisë së re, ashtu që të mund të thellohet bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve në fusha të interesit të përbashkët, si mbrojtja dhe siguria, tregtia dhe investimet, migracioni dhe forcimi i lidhjeve ekonomike.