Britania do ta tërheqë stafin e ambasadës nga Irani NULL NULL 20.06.2025 17:09 20.06.2025 17:09 Qyteti i Teheranit Britania e Madhe ka njoftuar se do ta tërheqë stafin nga ambasada e saj në Teheran, për shkak të situatës së sigurisë. Zyra e Jashtme e Britanisë tha se kanë marrë masa paraprake për ta tërhequr përkohësisht stafin e tyre nga Irani. “Ambasada jonë vazhdon të funksionojë nga distanca”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Jashtme, shkruan BBc, transmeton Klankosova.tv. Gjatë javës, Britania e Madhe njoftoi se po tërhiqte përkohësisht anëtarët e familjes së stafit të saj në ambasadë dhe konsullatë në Izrael për arsye sigurie. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.