Britani e Madhe: Liderët votojnë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Britani e Madhe: Liderët votojnë

NULL NULL
07/05/2015

Liderët e partive në Britani të Madhe kanë dalë herët që të japin votën e tyre në zgjedhjet e parakohshme që po mbahen.

Kryeministri dhe lideri konservator, David Cameron votoi me gruan e tij Samantha në qendrën e votimit në zonën e Oxfordshire, ndërsa udhëheqësi i Laburistëve Ed Miliband së bashku me gruan e tij Justine në veri të Anglisë.

1

2

Liderja e partisë kombëtare të Skocisë, Nikolla Starxhon ka votuar në Glasgow. Edhe pse ajo nuk ishte e nominuar, partia e saj mund të fitojë ulëse në parlament.

Në Britaninë e Madhe sot në orën 7 sipas kohës lokale (në orën 8 me orë të Evropës Qendrore), janë hapur 50 mijë vendvotime ndërsa do të mbyllen në orën 22:00 me kohën lokale (në orën 23 me orë  të Evropës Qendrore).