Britani: Arrestohen tre shqiptarë, kërcënuan biznesmenin për t’i marrë 200 mijë funte - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Britani: Arrestohen tre shqiptarë, kërcënuan biznesmenin për t’i marrë 200 mijë funte

NULL NULL
11/08/2015

Tre shqiptarë akuzohen për kërcënimin me jetë të një shitësi makinash në Britaninë e Madhe. Dy vëllezërit, Besnik dhe Atem Sula , si dhe shoku i tyre, Erion Isaku, janë vënë në pranga nga policia britanike, pasi kanë kërcënuar me armë  Mohammed Saad, duke i kërkuar një shumë prej 200 000 stërlinash, me pretendimin se një lituanezi, bashkëpunëtor i tyre, i kishte humbur 5 kg kokainë.

Të tre shqiptarët e arrestuar kanë dalë përpara gjykatës Bradford CroënCourt, ku sipas medieve lokale i kanë mohuar akuzat. Prokurorët e çështjes thanë se Mohammed Saad fillimisht është kërcënuar nga dy vëllezërit Sula, ndërsa më pas, këta të fundit, së bashku me Erion Isain kanë udhëtuar nga Londra në drejtim të zonës Bradford, për të kryer kërcënimin e dytë. Ata e kanë gjetur Saad para shkollës ku kishte shkuar të merrte fëmijët dhe e kanë kërcënuar sërish se do ta vrisnin nëse nuk u jepte shumën që i kishin kërkuar. “Ku janë paratë e mia,do të vras,do ta mbush kokën me plumba….”, citohen vëllezërit Sula nga i dëmtuari./Shekulli.al