Britani, arrestohen banda e gurëve të çmuar - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Britani, arrestohen banda e gurëve të çmuar

NULL NULL
19/05/2015
Policia britanike ka arrestuar 7 persona, që dyshohet se kanë lidhje me grabitjen e gurëve të çmuar, në Hatton Garden të Londrës.

Vlera e bizhuterive të marra ishte 300 milionë dollarë, çka lë në hije çdo grabitje tjetër të madhe të regjistruar ndonjëherë në Britani.

Policia ka kontrolluar 12 banesa në Londër dhe Kent mëngjesin e së martës dhe ka vënë në pranga 7 persona.

Ata janë të gjithë meshkuj, nga mosha 48 deri në 75 vjeç.