Brie Larson pyetet se a do ta shikojë filmin e Johnny Deppit në Kanë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Brie Larson pyetet se a do ta shikojë filmin e Johnny Deppit në Kanë

NULL NULL
16.05.2023 22:42

Aktorja Brie Larson është habitur nga pyetja që i është bërë në konferencë gjatë prononcimit të saj në ditën hapëse të Festivalit të Kanës.

Dikush e pyeti nëse ajo do ta shikojë filmin Jeanne du Barry që do ta hapë këtë festival e në të cilin luan Johnny Depp, i cili viteve të fundit ka dalë më shumë në media lidhur me akuzat për dhunë familjare.

Ajo u pyet në pozicionin e saj si avokuese për Time’s Up dhe MeToo.

“Ju po ma pyesni këtë? Më falni, nuk e kuptoj ndërlidhjen apo pse unë specifikisht” u përgjigj ahoi.

“Epo do ta shihni, nëse do ta shoh. Nuk e di se si ndihem për këtë”.