11:51, 13 Qershor 2019

Ligjvënësit opozitarë në Britani të Madhe, kanë dështuar të miratojnë një masë që do të siguronte se Mbretëria e Bashkuar nuk mund të largohet nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje.

Me 309 vota kundër kanë votuar kundër këtij dokumenti deputetët e parlamentit.

Zëdhënësi i Partisë Laburiste, Keir Starmer, ka thënë që ky rezultat i ngushtë ka qenë zhgënjyes.

Partia Konservatore, që aktualisht është në pushtet, është duke zhvilluar garë të brendshme për të zëvendësuar kryeministren, Theresa May, e cila ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i partisë javën e kaluar, pas tre herëve kur plani i saj për largim të Britanisë nga BE-ja ka dështuar që të miratohet.

Disa prej 10 kandidatëve, duke përfshirë Boris Johnson-in, kanë thënë se nëse fitojnë pozitën e kryeministrit, do ta largonin Britaninë nga BE-ja më 31 tetor, me pa apo marrëveshje.

Britania pritet të largohet nga BE-ja më 31 tetor të këtij viti, mirëpo fillimisht parlamenti në Mbretërinë e Bashkuar duhet të miratojë kushtet e largimit.

Vendimi për Brexit ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë