Brenda një muaji në Kosovë, në shërbimin e Logopedisë trajtohen 480 fëmijë NULL NULL 28.06.2024 16:09 28.06.2024 16:09 Brenda Shërbimit të Logopedisë Në Shërbimin e Logopedisë, i cili vepron në kuadër të Klinikës së Otorinolaringologjisë, të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, brenda muajit trajtohen 480 fëmijë nga logopedët. Për t’u informuar për kushtet e punës, trajtimin e fëmijëve dhe punën që bëhet në këtë shërbim, të premten në vizitë ishin, mjeku Ardian Shefkiu nga ShSKUK dhe drejtori i QKUK-së, Osman Hajdari, përcjell Klankosova.tv. Në takim me shefen e këtij shërbimi, Zahide Raci, dhe logopeden Rudina Fetahaj, ata u informuan për punën profesionale dhe nevojën e zgjerimit të këtij shërbimi me hapësirë dhe staf profesional, por edhe për trajnime profesionale. Gjatë vizitës, menaxhmenti kërkoj që shefja e shërbimit në bashkëpunim me logopedët të bëjnë një plan konkret, në të cilin do të shpjegojnë nevojat për investime dhe shtim të stafit profesional. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gërvalla në takim me homologun kroat: Duhet të finalizohet anëtarësimi i Kosovës në KiE 10 orë më parë