Brejtësit bartës të etheve Lassa - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Brejtësit bartës të etheve Lassa

NULL NULL
26/05/2015

Një person ka vdekur nga një sëmundje e rrallë në Amerikë.

Ethet Lassa, janë shumë të zakonshëme në Afrikën Perëndimore, por shumë të rralla në SH.B.A.

Këto ethe i kanë simptoma të njejta sikur Ebola, pra përcillet me diarre, të vjella e me gjakderdhje. P

or për dallim nga Ebola, nga kjo sëmundje vdes vetëm 1 përqind e të prekurve, transmeton Klan Kosova.

Ky pacient ka udhëtuar muajin e kaluar nga Liberia në New Jersey, dhe ajo çfarë e bën të veçantë këtë rast është që pacienti nuk ka patur temperaturë.

Kjo sëmundje që në Afrikë është e njohur, përcillet te njerëzit përmes brejtësve.

Në disa rastë të rralla kjo sëmundje mund të transmetohet edhe përmes kontaktit me një person të sëmurë.