Brazilianes i merret kurora e miss-it, u filmua duke u përleshur me një tjetër për “ex-in” e saj (FOTO) NULL NULL 14.04.2023 15:31 14.04.2023 15:31 “Mbretëshës së bukurisë” në Brazil, Thayssa Florindo, i është hequr titulli, pasi u filmua duke u përleshur me një grua tjetër për ish të dashurin e saj. Sipas autoriteteve, ngjarja ka ndodhur në Ibatiba, Espirito Santo, më 31 mars dhe se përleshja u filmua nga kalimtarët e rastit të cilët më pas e postuan atë në rrjetet sociale. Në xhirimin e bërë, ajo dëgjohet duke thënë se e ka goditur dhe do ta bëjë sërish, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv. “E godita fort, do ta godas fort përsëri”, thuhet të jetë dëgjuar ndër të tjera në xhirimin që i është bërë. Florindo tha për mediat lokale se e kundërshtoi vendimin për ta ndaluar sepse ajo nuk ishte e dehur gjatë përleshjes. “Isha shumë e zemëruar që më sulmuan me një pije në fytyrë”, është shprehur ajo. Ndërkaq, gruaja tjetër, e cila ka mbetur anonime, pretendoi se ishte sulmuar dhe kërcënuar nga Florindo. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.