Brazili shënon shifrën më të lartë me Covid-19 brenda një dite NULL NULL 30.05.2020 14:15 30.05.2020 14:15 Brazili ka raportuar 26,928 raste me koronavirus brenda 24 orëve, ky është numri më i lartë i të prekurve brenda një dite që është shfaqur atje, transmeton Klan Kosova. Numri i përgjithshëm i të prekurve me Covid-19 atje ka shkuar në 465,166. Brazili është epiqendra e e shpërthimit të koronavirusit në Amerikën Jugore. Brenda 24 orëve të fundit atje kanë ndërruar jetë 1,124 persona, numri i përgjithshëm nga ky virus atje është 27,878 më i lartë se ai në Spanjë. Nga Ministria e Shëndetësisë atje thonë se nuk ka asnjë mënyrë për ta parashikuar se deri ku do të arrijë virusi atje, shkruan BBC. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.