Brazili shënon mbi 4 mijë vdekje nga koronavirusi në 24 orë për herë të parë

Brazili shënon mbi 4 mijë vdekje nga koronavirusi në 24 orë për herë të parë

NULL NULL
1 week më parë

Brazili ka regjistruar më shumë se 4 mijë vdekje të lidhura me COVID në 24 orë për herë të parë, pasi një variant më ngjitës ka nxitur rritjen e rasteve.

Spitalet janë të mbipopulluara, me njerëz që vdesin ndërsa presin për trajtim në disa qytete, dhe sistemi shëndetësor është në prag të kolapsit në shumë zona.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në vend tani është pothuajse 337,000, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Por, presidenti Jair Bolsonaro vazhdon të kundërshtojë çdo masë bllokimi për të frenuar shpërthimin.

Ai argumenton se dëmtimi i ekonomisë do të ishte më i keq se efektet e vetë virusit dhe është përpjekur të kthejë disa nga kufizimet e vendosura nga autoritetet lokale në gjykata, transmeton Klan Kosova.