Brazili regjistron temperaturën më të nxehtë ndonjëherë NULL NULL 21.11.2023 10:05 21.11.2023 10:05 Brazili ka regjistruar temperaturën e tij më të nxehtë ndonjëherë 44.8 C ndërsa disa pjesë të vendit po përballen me një valë mbytëse të të nxehtit. Rekordi u shënua të dielën në qytetin Araçuaí, në shtetin juglindor të Brazilit Minas Gerais. Moti i paprecedentë i është atribuar fenomenit El Niño dhe ndryshimeve klimatike. Parashikuesit thonë se një pjesë e nxehtësisë ka të ngjarë të zbutet këtë javë. Sipas Institutit Kombëtar të Meteorologjisë (Inmet), vetëm tre kryeqytete shtetërore do të përballen me temperatura që i afrohen 40 gradë Celsius, raporton CNN Brasil, transmeton Klankosova.tv. Agjencia qeveritare tha se temperatura e regjistruar në Araçuaí prej 44.8C ka mposhtur rekordin e mëparshëm të vendit prej 44.7C, i matur në vitin 2005. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Europa e do Harrsin për presidente të ShBA-së, në Kosovë 55 përqind 'votuan' pro saj 04/11/2024