Brazili regjistron më shumë se 20,000 vdekje NULL NULL 22.05.2020 09:10 22.05.2020 09:10 Brazili është bërë vendi i gjashtë në botë që ka regjistruar më shumë se 20,000 vdekje nga koronavirusi – ku vetëm ditën e kaluar ka regjistruar gati 1200 vdekje për 24 orë, që është një rekord i zi. Ekspertët shëndetësorë kanë paralajmëruar se Brazili është ende disa javë larg nga arritja e kulmit të shpërthimit të pandemisë dhe se testimi i pamjaftueshëm do të thotë se shifrat zyrtare nuk i tregojnë shifrat reale të infeksionit. Presidenti Jair Bolsonaro ka minimizuar vazhdimisht rreziqet e Covid-19, transmeton Klan Kosova. Ai u ka kërkuar zyrtarëve qeveritarë që ta heqin bllokimin dhe të lirojnë të gjitha masat, derisa ka promovuar përdorimin e ilaçit hydroxychloroquine – që përdorej për trajtimin e malarias – edhe pse nuk është aprovuar si trajtim për Covid-19. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.