Brazili është gati për tarifat amerikane pasi Trumpi do t’i vendos një taksë prej 50% NULL NULL 10.07.2025 13:51 10.07.2025 13:51 Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva ka thënë se është gati të përballojë çdo tarifë të vendosur ndaj Brazilit nga Shtetet e Bashkuara. Lula po i përgjigjej kërcënimit të së mërkurës nga homologu i tij amerikan, Donald Trump, për të vendosur një taksë prej 50% mbi mallrat braziliane nga 1 gushti. Në një letër, Trump përmendi trajtimin e Brazilit ndaj ish-presidentit Jair Bolsonaro si një shkak për rritjen e tarifave. Bolsonaro është aktualisht në gjyq për dyshimin se është përpjekur të organizojë një grusht shteti kundër Lulës, pasi u mund prej tij në zgjedhjet e vitit 2022. Trump e quajti Bolsonaron “një udhëheqës shumë i respektuar në të gjithë botën”. “Ky gjyq nuk duhet të zhvillohet”, shkroi ai, duke i bërë thirrje Brazilit që të përfundojë menjëherë kundër ish-presidentit. Mbështetja e Trump për Bolsonaron nuk vjen si surprizë pasi të dy burrat janë konsideruar prej kohësh aleatë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Katër deputetë të Listës Serbe votojnë për, Guri: Duan t'i fshehin marrëveshjet me Listën Serbe (VIDEO) 11 minuta më parë
Lajme Spiropali në Bullgari: I rëndësishëm, përshpejtimi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE 32 minuta më parë
Kosova Guri: Deputetët e VV-së me përqeshje më kanë quajtur "bebe e Janjenvë" (VIDEO) 35 minuta më parë