Brazil, protestuesit kundërshtojnë masat bllokuese - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Brazil, protestuesit kundërshtojnë masat bllokuese

NULL NULL
19/04/2020

Nuk janë vetëm në SHBA-të që po përballen me prostesta të qytetarëve, të cilët po i kundërshtojnë masat bllokuese të vendosura nga qeveria si përgjigje ndaj pandemisë së koronavirusit.

Qindra njerëz dolën në rrugët e qyteteve më të mëdha të Brazilit duke kërkuar fundin e kufizimeve, të cilat po kundërshtohen gjithashtu nga Presidenti i këtij vendi Jair Bolsonaro.

Demonstruesit u panë duke hipurnëpër makina dhe automjete të tjera në Rio de Janeiro, Sao Paulo dhe Brasilia duke shprehur kundërshtimin e rregullave të bllokimit të vendosura nga shtetet braziliane.

Bolsonaro më parë e kishte quajtur koronavirusin “grip i vogël” dhe së fundmi ka shkarkuar ministrin e tij të shëndetësisë, i cili u kishte kërkuar njerëzve që të aplikojnë distancimin shoqëror dhe të qëndrojnë brenda.

Vendi ka numrin më të madh të infeksioneve të konfirmuara me Covid-19 në Amerikën Latine, me gati 37,000 raste, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Më shumë se 2,000 njerëz kanë vdekur të prekur nga koronavirusi.