Brazil: Ekzekutohet prezantuesi i radios në transmetim live - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Brazil: Ekzekutohet prezantuesi i radios në transmetim live

NULL NULL
08/08/2015

Një prezantues radioje në Brazil u vra nga dy persona të armatosur, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.

Policia po heton për të gjetur autorët e vrasjes, ndërsa dy persona që mendohet se i kanë ndihmuar vrasësit, janë arrestuar.

Gleydson Carvalho u qëllua tri herë në kokë dhe në gjoks nga dy persona të armatosur, të cilët hynë me dhunë në studion e tij të regjistrimit.

Vrasësit e qëlluan për vdekje gjatë një shkëputjeje muzikore të programit të tij.

Vrasja e Gleydson, një kritik i vendosur ndaj korrupsionit të pushtetit lokal, që kishte marrë kërcënime me vdekje në qershor, ndodhi në kohën e drekës të enjten në Radio Liberdade FM në plazhin Camocim.

 

Sipas mediave lokale vrasësit kaluan përmes recepcionit para se të shkoni në studion ku po transmetonte Carvalho, dhe aty e qëlluan tre herë, dy në gjoks dhe një në kokë.

Raportohet se ai vdiq shumë shpejt, rrugës për në spital, transmeton Fox News Lation, transmeton Klan Kosova.