Brazil: Diplomati gjerman dyshohet se e rrahu për vdekje partnerin e tij - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Brazil: Diplomati gjerman dyshohet se e rrahu për vdekje partnerin e tij

NULL NULL
07/08/2022

Një diplomat gjerman është arrestuar nga policia në Rio de Janiero në Brazil.

Uwe H, dyshohet se e ka rrahur për vdekje partnerin e tij.

Ai dyshohet se ishte munduar që ta fshihte krimin.

Sipas policisë deklarimet e diplomatit gjerman nuk përputhen me raportin e mjekësisë ligjore.

Oficerja e policisë tha se ka prova të mjaftueshme se vdekja ishte e dhunshme.

“Versioni i ngjarjes i dhënë nga konsulli, se viktima ra aksidentalisht, nuk përputhet me përfundimet e raportit të mjekësisë ligjore. Ka prova të mjaftueshme që hetuesit të arrinin në përfundimin se vdekja ishte e dhunshme “- tha ajo.

Gjermani punonte si konsull në konsullatën gjermane në Rio de Zhaneiro.

Por, çka i tha konsulli gjerman policisë?

Ngjarja ka ndodhur të premtën në Ipanema të Rios.

Gjermani i thirri shërbimet e urgjencës duke thënë se bashkëshorti i tij, Walter Henri Maximilien Biot, ishte sëmurur gjatë mbrëmjes dhe ishte rrëzuar, duke goditur kokën.

Ai tha se partneri i tij kishte pirë sasi të mëdha të ilaqeve të gjumit.

Mirëpo, policia në banesën e çiftit u zbuluan njolla gjaku në dysheme dhe në mobilje.

Diplomati gjerman kishte tentuar të pastronte vendin para se të vinte policia.

Autoritetet besojnë se ai po përpiqej të mbulonte provat.

Mediat lokale raportuan se çifti ishin të martuar dhe së bashku për të paktën 20 vjet.

Sipas autoriteteve besohet se Biot vdiq nga trauma në qafë.

Ai kishte të paktën 30 shenja të dukshme në trup nga dëmtime të ndryshme, disa prej të cilave kishin ndodhur më parë.

Diplomati gjerman u arrestua pas marrjes në pyetje në Stacionin e 14 të Policisë Civile të Rio de Zhaneiros, shkruan Deutsche Welle përcjell Klankosova.tv.