Branson e Bezos nuk janë astronautë, thotë ShBA-ja

Branson e Bezos nuk janë astronautë, thotë ShBA-ja

NULL NULL
2 months më parë

Rregullat e reja të Administratës Federale të Aviacionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë që për t’u konsideruar astronaut duhet të jesh pjesë e ekipit të fluturimit dhe të japësh kontribut në sigurinë e fluturimit hapësinor.

Kjo nënkupton që Jeff Bezos dhe Sir Richard Branson mund të mos konsiderohen ende astronautë në sytë e qeverisë amerikane, shkruan BBC.

Këto janë ndryshimet e para që kur programi i kësaj administrate kishte filluar më 2004.

Rifreskimet në programin e CAW-it (Commercial Astronaut Wings) u dhanë të martën, në ditën e njëjtë kur miliarderi dhe pronari i Amazon-it, Jeff Bezos, fluturoi në hapësirë.