BQK sqaron si duhet t’i kthejnë kreditë klientët e Monego dhe IuteCredit NULL NULL 16.12.2019 11:40 16.12.2019 11:40 Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar sqarimet lidhur me pagesat e kredive të klientëve të dy institucioneve mikrofinanciare, Monego dhe IuteCredit. Sipas BQK-së kreditë e marra nga klientët tek këto institucione duhet të kthehen bazuar në kushtet dhe afatet e kredisë, siç specifikohet në kontratën e nënshkruar nga kredimarrësi dhe kredidhënësi, ku çdo vonesë në pagesën e kësteve ndikon në rritjen e këstit Për më shumë, likuidatorët kanë vendosur informatat nëpër degët e institucioneve përkatëse se ku klientët mund t’i paguajnë këstet, bëhet e ditur në njoftimin e BQK-së. Në vijim gjeni informacionet se ku mund të drejtohen klientët. IMF IuteCredit Kosovo Likuidator: Eduard Bakija Adresa: Bill Klinton, Mulliri i Praskut, objekti A2, Ll. B1, lokali 2 Telefon: 038 40 60 80 E-mail: info@iutecredit.org Të gjitha pagesat (këstet) sipas marrëveshjeve kreditore (kontratave) mund të bëhen në institucionet financiare: Posta e Kosovës Moneta-Moneygram Ria Capital Vllesa-CO IFJB Monego Likuidator: Visar Zeneli Adresa: Mbreti Zogu I, nr. 2, Prishtinë Telefon: 0800 777 88 Email: info@monego.com visar.zeneli@monego.com Të gjitha pagesat (këstet) sipas marrëveshjeve kreditore (kontratave) mund të bëhen në institucionet financiare: Banka për Biznes (BPB) 1300001500011968 Posta e Kosovës Western Union Vllesa-CO *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri, ushtria po i ndihmon për kalim më të lehtë 11 orë më parë