13:02, 15 Mars 2019

Banka Qendrore e Kosovës, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 20 vjetorit të themelimit ka mbajtur diskutim për nder tëDitës Ndërkombëtare të mbrojtjes sëKonsumatorit me temë: Roli i BQK-së në fushën e mbrojtjes së Konsumatorit.

Me këtë rast, guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti tha se falë marrjessë masave nga BQK-ja gjatë këtyre 20 viteve, kanë ndikuar që vendi të ketë një sistem financiar modern dhe të shëndoshë, i cili me shumë sukses po realizon rolin e tij të ndërmjetësimit financiar në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë së vendit.

Vend të rëndësishëm sipas Guvernatorit Mehmeti kanëzënë aktivitetet, të cilat kanë për qëllim mbrojtjen e Konsumatorit të shërbimeve financiare, duke u fokusuar në dy shtyllat kryesore të mbrojtjes sëKonsumatorit: shqyrtimi i ankesave të konsumatorëve dhe edukimi financiar.

Nga ana tjetër, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka falënderuar Guvernatorin Mehmeti për organizimin e këtij diskutimi duke shprehur gatishmërinë që të vazhdohet edhe më tutje bashkëpunimi mes dy institucionevenë mbrojtjen e Konsumatorit.

Në këtë diskutim është bërë prezantimi i mënyrës së shqyrtimittë ankesave të shfrytëzuesve të shërbimeve financiare në BQK dhe në institucionet financiare./klankosova.tv/.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë