12:02, 13 Prill 2019

Qendra Shqiptare e Studimeve Letrare në Tiranë, në bashkëpunim me shtëpinë botuese Saga në Prishtinë kanë organizuar një tryezë diskutimi për shkrimtarin dhe publicistin Agim Gjakova.

Këtu ishin të ftuar shkrimtarë dhe shtëpi botuese të ndryshme nga Shqipëria dhe Kosova me qëllim që të gjithë të kenë mundësi të njihen për nga afër me veprimtarinë e Agim Gjakovës si dhe të shprehin përvojat e njohuritë e tyre që kanë për shkrimtarin, njofton Klan Kosova.

Ndër studiuesit dhe njohësit e letërsisë që folën për veprat poetike dhe romanet e Agim Gjakovës ishin Anton Nik Berisha, Behar Gjoka dhe Prend Buzhala.

Këta shtjelluan vështirësitë që ka pasur Gjakova për të shkruar si në kohën e komunizmit ashtu edhe në kohën e demokracisë

Agim Gjakova është shkrimtar i prozave, poezive, publicist dhe intelektual që vepron në të dyja shtetet, Kosovë dhe Shqipëri. Ai ka shkruar vazhdimisht për ngjarjet që prekin të dy vendet prandaj edhe është cilësuar personazh me rëndësi për ta ngritur sa më lartë veprën e tij.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë