20:54, 16 Nëntor 2019

Gjithçka që kishin iu shkatërrua dhe pas motit të ligë që kaploi Bosnjën migrantët e kampit Vuçjak mbetën edhe pa këto tendat që i shfrytëzuan për strehim deri tani.

Edhe pse po mundohen ti rregullojnë, kjo po del të jetë shumë e vështirë. Andaj këta migrantë po kërkojnë ndihmë nga institucionet, pasi jeta këtu tashti është e pamundur.

Ndërkohë që migrantët nuk kanë ujë të pijes, tendat e tyre u vërshuan nga uji, njofton Klan Kosova.

Në ndihmë këtyre ju doli kryqi i kuq, e derisa situata të rregullohet migrantët në këtë formë po mundohen të përballojnë temperaturat e ulëta.

Në këtë kamp, për të cilin Grupi i Mjekëve pa Kufij, kanë deklaruar se nuk i plotëson as standardet themelore për jetesë, janë të strehuar më shumë se 2 mijë njerëz.

Konkurs Pune

Lexo më shumë