Bosnja nuk u jep viza basketbollistëve të rinj (VIDEO) NULL NULL 09.08.2018 23:59 09.08.2018 23:59 U gëzuan fort kur u shpallën kampionë të Evropës. Basketbollistët e grupmoshës U18 i sollën Kosovës një sukses të madh, duke e mposhtur Qipron në finale, njofton Klan Kosova. Por fatin e tyre për të luajtur basketboll në një garë të rëndësishme, vështirë se do ta kenë ata nën 16 vjet. Sportistët e rinj është dashur që të enjten të fillojnë rrugëtimin e tyre në evropianin e Divizionit B, që do të zhvillohet në Bosnje e Hercegovinë, por që pengesë për ta po del të jenë vizat. Shteti boshnjak nuk po i lejon basketbollistët e rinj të futën në territorin e tyre. Edhe pse flamuri i Kosovës veç është vendosur në sallën e sporteve në Sarajevë, problemi duket të jetë te ministria e jashtme e Bosnjës e Hercegovinës. Kronikë nga Andi Shabani
Kosova Guvernatori Mehmeti: Asistenca teknike e FMN-së për BQK-në, kishte ndikim të madh në sektorin financiar 1 minutë më parë
Lajme Lavrov: Duam që konflikti në Ukrainë të merr fund, por ne po i përgjigjemi Perëndimit 11 minuta më parë