Lajmet e fundit

U gëzuan fort kur u shpallën kampionë të Evropës.
Basketbollistët e grupmoshës U18 i sollën Kosovës një sukses të madh, duke e mposhtur Qipron në finale, njofton Klan Kosova.
Por fatin e tyre për të luajtur basketboll në një garë të rëndësishme, vështirë se do ta kenë ata nën 16 vjet.
Sportistët e rinj është dashur që të enjten të fillojnë rrugëtimin e tyre në evropianin e Divizionit B, që do të zhvillohet në Bosnje e Hercegovinë, por që pengesë për ta po del të jenë vizat.
Shteti boshnjak nuk po i lejon basketbollistët e rinj të futën në territorin e tyre.
Edhe pse flamuri i Kosovës veç është vendosur në sallën e sporteve në Sarajevë, problemi duket të jetë te ministria e jashtme e Bosnjës e Hercegovinës.
Kronikë nga Andi Shabani