Lajmet e fundit

Dy raste të rënda të mospagesës së faturave të ujit kanë çuar në ndërprerjen e furnizimit nga sistemi publik i ujësjellësit KRU “Prishtina” në rrugën “Brigada 153” në Hajvali.
Bëhet fjalë për dy konsumatorë me borxhe të konsiderueshme ndaj shërbimit të ujësjellësit, ku njëri ka detyrime prej rreth 5 mijë eurosh, ndërsa tjetri rreth 9 mijë euro, transmeton Klankosova.tv.
Sipas njoftimit, detyrimet janë akumuluar për një periudhë të gjatë dhe, pas mosshlyerjes së tyre, janë ndërmarrë masat përkatëse duke bërë që të dy konsumatorëve t’u ndërpritet furnizimi me ujë.