Borrelli pati tri kërkesa, Von Cramon e shton edhe një: Të hetohen sulmuesit e KFOR-it NULL NULL 02.06.2023 15:22 02.06.2023 15:22 Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon krahas tri kërkesave të bëra nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, për qetësimin e situatës në veri, ajo e ka shtuar edhe një. Cramon, si kërkesë për qetësim të situatës ka thënë se duhet edhe një hetim dhe ndjekje e plotë të autorëve që sulmuan ushtarët e KFOR-it të hënën e 29 majit në Zveçan. “Një kërkesë shtesë, por thelbësore: Hetimi dhe ndjekja e plotë e autorëve të sulmeve kundër ushtarëve të KFOR-it”. “Ne të gjithë jemi jashtëzakonisht mirënjohës për gjithçka bëjnë trupat tanë dhe u urojmë atyre shërim të shpejt”, shkroi Cramon, transmeton Klankosova.tv. Kujtojmë se të hënën në Zveçan janë lënduar 30 ushtarë të KFOR-it nga protestues të maskuar serbë, ku tre prej tyre janë plagosur me armë zjarri. Ndërsa, Borrell dje pas takimit që pati me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, homologun e saj francez, Emmanuel Macron, kancelarin gjerman, Olaf Scholz e presidentin serb, Aleksandar Vuçiq doli me tri kërkesa për Kosovën. Ai kërkoi zgjedhje të reja, sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës në to dhe fillimin e punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Borrell paralajmëroi se në rast se nuk plotësohen këto kërkesa, do të ketë “pasoja serioze në marrëdhëniet tona”. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Profesori Krasniqi: Provat janë të qarta se Serbia është e involvuar në sulmin e 24 shtatorit (VIDEO) 03/10/2023
Kosova Sulmi ndaj familjes shqiptare në Medvegjë, Beha: Të rinjtë u motivuan nga autoritetet serbe (VIDEO) 03/10/2023