Borrell: Nuk ka vend për Rusinë e Putinit NULL NULL 06.10.2022 13:28 06.10.2022 13:28 Udhëheqësit e 44 vendeve evropiane janë mbledhur në Pragë, për takimin përurues të Komunitetit Politik Evropian, në një shfaqje që synon të rrisë sigurinë dhe përparimin në kontinentin e goditur nga krizat. Në takimin e sotëm do të diskutohen sfidat kryesore me të cilat përballet Evropa; siguria, energjia, klima, situata e rëndë ekonomike dhe migrimi, raporton Zëri i Amerikës, transmeton KlanKosova.tv. Poashtu, edhe Serbia, një kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, që varet nga Rusia, për furnizimet e saj me gaz natyror dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës. Kjo pritet të jetë ndër temat e diskutimeve ndërmjet zyrtarëve evropianë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, përgjatë punimeve të takimit të sotëm në Pragë. Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se duhet të ndërtojmë një rend të ri politik evropian, me të gjitha vendet të gatshme t’u binden parimeve të përbashkëta. “Kjo nuk nënkupton se duam ta përjashtojmë përgjithmonë Rusinë, por nuk ka vend për Rusinë e Putinit” ka theksuar Borrell. Diplomatët evropianë thanë se mbledhja e kaq shumë udhëheqësve në Pragë, do t’i dërgojë “një sinjal shumë të fortë” kundërshtimi presidentit rus, Vladimir Putin, për agresionin rus në Ukrainë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.