Borrell: Marrëveshja për personat e zhdukur që u arrit dje, hapi i parë i Ohrit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Borrell: Marrëveshja për personat e zhdukur që u arrit dje, hapi i parë i Ohrit

NULL NULL
05.04.2023 13:47
Josep Borrell

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka thënë se marrëveshja për tekstin e deklaratës për personat e zhdukur që Besnik Bislimi e Petar Petkoviq arritën dje është hapi i parë i Marrëveshjes së Ohrit.

Borrell tha se kjo marrëveshje do të miratohet në nivel liderësh në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë.

“Serbia dhe Kosova u zotuan për Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit dhe aneksin e saj. BE pret që të dyja të respektojnë të gjitha detyrimet prej saj dhe të fillojnë zbatimin sa më shpejt”, është shprehur Borrell, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se palët duhet të shmangin çdo përshkallëzim.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.