Borrell: Institucionet e reja të Kosovës tash mund të fokusohen në reforma dhe procesin e dialogut NULL NULL 04.04.2021 22:56 04.04.2021 22:56 Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen Presidente e Kosovës. Ai ka bërë thirrje që institucionet e Kosovës tash të fokusohen në ndërmarrjen e reformave dhe vazhdimin e procesit të dialogut me Serbinë, transmeton KlanKosova.tv. “Urime Vjosa Osmanit për zgjedhje Presidente e Kosovës, Vendet e BE-së mbështesin rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian”, është shprehur Borrell. “Me institucionet e reja, Kosova tashmë mund të fokusohet vendosmërisht në reformat e nevojshme dhe dialogun e ndërmjetësuar nga BE”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 48 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 1 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë