Borrell dhe Kurti vetëm sa nuk u rrahën në Bruksel (VIDEO)

Borrell dhe Kurti vetëm sa nuk u rrahën në Bruksel (VIDEO)

NULL NULL
nga Besnik Tahiri 2 months më parë

Me tensione ka kaluar konferenca e përbashkët në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

Pas takimit të Këshillit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA), që u mbajt në kryeqytetin e Evropës, ata u përplasën për temat më aktuale.

Kurti tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nuk favorizon krijimin e kësaj trupe.

“Unë jam demokrat dhe besoj se kapitujt e rinj të dialogut Kosovë–Serbi nuk duhet të bëhet që të kënaqin, shpëtojnë lëkurën apo shpëtojnë fytyrën e ndonjë politikani. Dialogu duhet t’u ndihmojë dhe t’u shërbejë njerëzve. Kam frikë se asociacioni më parë është në shërbim të Beogradit sesa të serbëve të thjeshtë e të varfër në Kosovë, të cilëve unë u shërbej si kryeministër i Republikës sonë,” theksoi Kurti.

Nga ana e tij, Borrell thotë se themelimi i AKS-së është obligim ndërkombëtar i Kosovës.

“Unë jam demokrat po ashtu. Nuk jam këtu që t’i shërbej ndonjë politikani nga asnjëra palë. Unë nuk pajtohem me ju në faktin që Gjykata Kushtetuese, që shmang pengesat, e bën të pamundur zbatimin e kësaj ujdie. Ajo është arritur nga qeveritë e të dyja vendeve, në mirëbesim, sipas normave. Më fal kryeministër, por ne do të vazhdojmë t’ju kërkojmë zbatimin e kësaj marrëveshjeje. E di që ka ujdi tjera të pazbatuara,” shtoi diplomati spanjoll.

Qëndrimet ishin të kundërta edhe për rezultatin final të dialogut.

Kurti pret që finalja të jetë e përqendruar në njohjen e ndërsjellë. Përderisa Borrell kërkon pajtim ligjërisht të obligueshëm.

E sa për takimin në kuadër të dialogut mes Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që mendohet të mbahet deri në fund të vitit, Borrell tha se kanë sinjale që palët “nuk janë të gatshme për takim, që do të sillte rezultate”.