11:47, 29 Qershor 2020

Kryeministri Boris Johnson e ka përshkruar krizën e koronavirusit si një “katastrofë” për Mbretërinë e Bashkuar, por ka insistuar se tani nuk është koha e duhur për një ‘hetim’ se çfarë ka shkuar keq.

“Kjo ka qenë një katastrofë – le të mos i grisim fjalët tona. Dua të them që ky ka qenë një makth për vendin tonë që ka kaluar një tronditje të thellë”, ka thënë ai për Times Radio.

Johnson, që ka qëndruar në kujdesin intensiv si i prekur me Covid-19, ka thënë se qeveria i detyrohet të gjithë atyre që kanë vdekur dhe kanë vuajtur nga ky virus për të parë se çfarë saktësisht “ka shkuar keq dhe kur”, transmeton Klan Kosova.

“Unë e kuptoj këtë shumë mirë dhe këtë gjë do ta bëjmë. Unë mendoj se tani nuk është momenti që të shpenzojmë shumë kohë në këtë gjë. Por, po mësojmë mësimet tona gjatë gjithë kohës”.

I pyetur në lidhje me këshilltarin e tij të lartë Dominic Cummings që u kërkua të pushohej nga puna ose të jepte vetë dorëheqje për gjoja shkelje të rregullave të bllokimit, Johnson ka thënë “Dom është i jashtëzakonshëm”.

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë