8:34, 8 Prill 2020

Kryeministri britanik Boris Johnson ka kaluar natën e dytë në kujdes intensiv pasi vazhdon të marrë trajtim për koronavirus.

Johnson po mbahet në Spitalin St Thomas ‘në Londër “për një monitorim të afërt”, bëri të ditur Downing Street.

Sekretari i Jashtëm Dominic Raab, i cili po e zëvendëson kryeministrin, ka thënë se ai ishte “i sigurt” që Kryeministri do të shërohet nga kjo sëmundje, duke e përshkruar atë si një “luftëtar”, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë