Bordi Mbikëqyrës mbështet ndalesën e Facebook-ut për Donald Trump NULL NULL 05.05.2021 17:04 05.05.2021 17:04 Bordi Mbikëqyrës i Facebook-ut, e ka mbështetur ndalesën ndaj Donald Trump, për përdorim të këtij rrjeti social, por edhe Instagramit. Megjithatë bordi ka kritikuar natyrën e përhershme të ndalimit të përdorimit të tij, përtej fushës së ndëshkimeve normale të Facebook, njofton Klan Kosova. Ndaj tashmë ka urdhëruar Facebookun që të rishikojë vendimin dhe “të justifikojë një përgjigje proporcionale” që zbatohet për të gjithë, përfshirë përdoruesit e zakonshëm. Ish-presidentit iu bë ky ndalim nga të dy rrjetet sociale, në janar pas trazirave të Capitol Hill. Bordi i Mbikëqyrjes tha se vendimi fillestar për të pezulluar përgjithmonë facebookun e Trumpit ishte “i papërcaktuar dhe pa standarde” dhe se përgjigjja e saktë duhet të jetë “në përputhje me rregullat që zbatohen për përdoruesit e tjerë të platformës së tij”. Lidhur me këtë Facebook duhet të përgjigjet brenda gjashtë muajve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Italia rrit nivelin e alarmit të sigurisë për fundjavën e Pashkëve pas sulmeve në Moskë 2 minuta më parë