Bordi i Përkohshëm i Postës zgjedh Xhevdet Smakiqin si kryeshef ekzekutiv

Bordi i Përkohshëm i Postës zgjedh Xhevdet Smakiqin si kryeshef ekzekutiv

NULL NULL
1 month më parë

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës ka përzgjedhur në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi.

“Bordi ka udhëhequr një proces transparent, të drejt për të gjithë kandidatët që kanë aplikuar, ndërsa ka përzgjedhur kandidatin më të përshtatshëm profesionalisht, z. Xhevdet Smakiqi, i cili ka mbi 15 vite përvojë menaxhuese në Postën e Kosovës”.

“Bordi i Përkohshëm i Drejtoreve, është i vetëdijshëm për gjendjen e ndërmarrjes publike, Posta e Kosovës, andaj përzgjedhja e Kryeshefit Ekzkeutiv, ka qenë nevojë imediate dhe e domosdoshme për të ushtruar një lidership dhe menaxhment të besueshëm dhe që përballon sfidat e kësaj periudhe”, thuhet në një njoftim për media të Postës, transmeton Klan Kosova.

Më tej, theksohet se ky vendim do të ndikojë në përmirësimin e vendimmarrjes, e cila ka qenë që një vit pothuajse me ushtrues detyre si pozitë kyçe e ndërmarrjes.