14:32, 12 Janar 2019

Gjeneratat e vjetra shumë shpesh i dëgjomë të ankohen se si fëmijët e ditëve të sotme tërë kohën ia kushtojnë pajisjeve teknologjike, si telefonit apo kompjuterit, dhe se nuk dinë të kënaqen duke lozur së bashku mes veti siç kanë bërë ata në kohën e tyre.

Kjo disi edhe është e vërtetë, por një video e dërguar nga lexuesit tanë nga Suhareka është një lloj demantimi i këtyre akuzave, meqë shihet se si një grup fëmijësh atje e kanë “uzurpuar” rrugën e një lagjeje të tërë për të rrëshqitur të lirshëm me sajat e tyre.

Në videon e mëposhtme shihet se si i kanë vendosur edhe disa shirita dhe pengesa të tjera, për të mos i lejuar veturat të qarkullojnë në atë pjesë që e kanë rezervuar për vete.

Bora që lumturoi fëmijët (FOTO+VIDEO)

Bora që lumturoi fëmijët (FOTO+VIDEO)

Publiée par Klan Kosova sur Samedi 12 janvier 2019

Bora e rënë e këtyre ditëve duket qartë se përveç faktit që ka sjellë vështirësi për shoferët, ka ngjallur edhe lumturi të dukshme tek fëmijët.

Një imazh të lezetshëm rreth argëtimit të tyre me borën e postoi në Facebook edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili tregoi se si të vegjlit i kanë bërë rezistencë makinerisë së borëpastruesve.

Konkurs Pune

Lexo më shumë