Bora në finale të Ligës së Parë NULL NULL 24.03.2023 23:35 24.03.2023 23:35 Bora është skuadra e dytë finaliste në Ligën e Parë të Meshkujve. Skuadra prishtinase në ndeshjen e tretë gjysmëfinale ka mundur Vushtrrinë në udhëtim 71:79, që ishte sfida e tretë mes këtyre dy skuadrave në këtë fazë dhe Bora siguroi kualifikimin tutje me seri 2:1. Bora në finale do të përballet me Istogun, që kishte eliminuar Neë Basket. Skuadra fituese do të inkuadrohet në Superligë për edicionin e ardhshëm, kurse finalisti do të luajë në “play-out” me vendin e shtatë të Superligës për një vend në elitë në edicionin e ardhshëm. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.