Bonucci: Programi na vjen çdo mëngjes, stërvitem rreth dy orë në ditë

Bonucci: Programi na vjen çdo mëngjes, stërvitem rreth dy orë në ditë

6 muaj më parë

Për lojtarët e Juventusit përfundoi karantina 14 ditore dhe tashmë futbollistët po vijojnë të qëndrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre, ndërsa mbrojtësi i bardhezinjve Leonardo Bonucci tregon si i kalon ditët pa futboll.

“natyrisht që është e vështirë të rrish pa futboll, por ana e mirë është që po kalojmë shumë kohë me familjen, tani rri gjithë ditën duke luajtur me fëmijët e mi, të cilëve nuk u kam dedikuar kohën e duhur për shkak të angazhimit që km pasur”, tregon Bonucci.

Më pas mbrojtësi thekson se ky është një moment i vështirë për gjithë Italinë, ndërsa sa i përket futbollit, tregon se çdo mëngjes i vijnë ushtrimet që duhet të ndjekë dhe stërvitet dy orë në ditë për të mbajtur formën.

“Natyrisht që do të donim të vazhdonim të luanim, por në këto momente duhet të mendohet për shëndetin e njerëzve, pasi dihet situate e vështirë që është krijuar. Unë zakonisht stërvitem pasditeve çdo ditë rreth 90-120 minuta, ndërsa programi na vjen çdo mëngjes. Mundohem të jem korrekt me përgatitet, për të ruajtur formën”, tha Bonucci./supersport.al/