Bonucci: Jam i lumtur që s’isha i Juventus kur u akordua penalltia NULL NULL 17.04.2018 10:03 17.04.2018 10:03 “Po, kam menduar me veten 'Faleminderit Zotit që nuk jam aty kur u akordua penalltia’. Kam menduar kështu sepse nuk do të mund t’i mbaja nën kontroll instinktet e mia”. Leonardo Bonucci ka thënë se do ta humbte kontrollin nëse do të ishte lojtar i Juventus, kur u akordua penalltia në përballjen me Real Madrid. Të Bardhët fituan një penallti pas ndërhyrjes së Mehdi Benatia në Lucas Vasquez, të cilën në gol e shndërroi Cristiano Ronaldo, për të siguruar gjysmëfinalen. Dhe mbrojtësi i Milan, që dikur vishte fanellën e Zonjës së Vjetër, e ka pranuar se nuk do të mund të kontrollonte veten, njëlloj siç bëri Gianlugi Buffon, që u ndëshkua me karton të kuq. “Po, kam menduar me veten ‘Faleminderit Zotit që nuk jam aty kur u akordua penalltia’. Kam menduar kështu sepse nuk do të mund t’i mbaja nën kontroll instinktet e mia”. “Gigi është portieri më i mirë në histori të futbollit”, shtoi ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.