Bon Jovi po e krijojnë albumin e ri në Nashville NULL NULL 11.03.2019 12:26 11.03.2019 12:26 Bendi i famshëm amerikan, Bon Jovi, janë duke e incizuar albumin e tyre të ri në Ocean Way Nashville Recording Studios që gjendet në Nashville. Kështu së paku duket nga një postim në Instagram nga frontmeni Jon Bon Jovi, i publikuar të shtunën. Në video shihen anëtarët e bendit, Bon Jovi, Tico Torres, David Bryan, John Shanks, Hugh McDonald dhe Phil Xenidis të cilët janë duke i akorduar instrumentet e tyre. “Dita e parë, kënga e parë, incizimi i ri, shihemi”, thotë Bon Jovi në fund të videos 30 sekondëshe. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.