Bolsonaro thotë se është shumë mirë përkundër infeksionit me Covid-19

Bolsonaro thotë se është shumë mirë përkundër infeksionit me Covid-19

NULL NULL
5 muaj më parë

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka deklaruar se ishte “shumë mirë” pavarësisht se kishte testuar pozitivisht për virusin.

Ai njoftoi të martën se kishte testuar pozitiv pas një temperature të lartë dhe kollës, përcjellë Klan Kosova.

Në Facebook, Bolsonaro përsëri mbrojti përdorimin e Ilaçit hidroksilklorin – të cilën ai dhe presidenti amerikan Donald Trump e kanë lavdëruar në të kaluarën, pavarësisht se nuk ishte i aprovuar.

Bolsonaro ka hedhur poshtë vazhdimisht seriozitetin e virusit dhe ka kundërshtuar bllokimet e urdhëruara nga guvernatorët rajonalë në shtetet braziliane.